Sulme masive ruse ndaj Ukrainës: deri në 400 dronë dhe 40 raketa, shumë rajone pa energji elektrike





Ukraina u godit gjatë orëve të fundit nga deri në 400 dronë rusë dhe 40 raketa. Presidenti Volodimir Zelenski tha se dëmet më të mëdha janë regjistruar në rajonet e Volin, Lviv dhe Rivne, pore dhe në Kiev dhe zona të tjera, duke shtuar se operacionet e mbrojtjes ajrore vazhdojnë në disa zona.

“Çdo ditë, Rusia mund të zgjedhë konkretisht diplomacinë, por zgjedh të kryejë sulme të reja,” shkroi Zelenski, duke bërë thirrje për një përgjigje nga ata që mbështesin negociatat trepalëshe.

Ai kërkoi gjithashtu furnizime shtesë me raketa dhe mjete të tjera ushtarake nga partnerët që mbështesin Ukrainën. Për shkak të dëmeve, shumë rajone kanë mbetur pa energji elektrike.