Pesë dëshmitarë të Prokurorisë në seancën e re për rastin “Puls”





Në sallën e gjyqit në Idrizovë mbahet seancë e re për rastin e diskotekës në Koçan. Procesi gjyqësor vazhdon me dëgjimin e dëshmitarëve. Për sot janë paraparë 5 dëshmitarë të Prokurorisë.

Në seancën e kaluar, avokati Petre Shilegov kërkoi ndërprerjen e gjykimit për një pjesë të të akuzuarve që nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me zjarrin në diskotekën e Koçanit, pasi Prokuroria ndërpreu ndjekjen penale për shtatë policë, për të cilët hetimi ka treguar se nuk kishin kompetenca për kontrollin e masave të sigurisë në objektin “Puls”.