Taravari: Shtëpinë e bleva 150 mijë euro, e shes 500 mijë





Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë në Lajm TV, deklaroi se shtëpinë që ka blerë në vitin 2021 e ka paguar 150 mijë euro, duke e blerë nga familjarë të deputetit Ismail Jahoski, i njohur edhe si pronar i pompave të karburanteve “Pucko Petrol”.

Taravari sqaroi se blerja është bërë me kredi dhe në shtëpi ka kryer renovime dhe përmirësime të jashtme, duke përfshirë edhe fasadën. Ai gjithashtu theksoi se sipas tij, vlera reale e shtëpisë arrin mbi 400 mijë euro ose ai do ta shiste menjëherë për 500 mijë euro.