Sot dërgojmë një porosi të fortë dhe të qartë: Ecim përpara drejt një ekonomie të qëndrueshme, moderne dhe konkurruese që rritet me përgjegjësi, me kujdes për mjedisin jetësor dhe me një vizion të qartë evropian.
Me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian dhe me mjete të siguruara nga Qeveria, Agjencia për Inovacione, Zhvillim Shkencor-Teknologjik dhe Ndërmarrësi fillon me realizimin e një projekti domethënës për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në procesin e transformimit të gjelbër.
Ky projekt nuk është vetëm një ndërhyrje financiare, por një investim strategjik në të ardhmen e ekonomisë maqedonase. Përmes tij do të mbështeten investime që nënkuptojnë më pak mbetje dhe ndotje, përdorim më të madh të burimeve të ripërtëritshme të energjisë, ulje të gjurmës së karbonit dhe përdorim më efikas të resurseve natyrore, si dhe vendosje të standardeve ndërkombëtare ekologjike të cilat janë parakusht për dalje në tregjet globale.
Ashtu siç theksojmë shpesh, këto 25 milionë euro nuk janë vetëm një shifër në buxhet, ato janë investim direkt në kompanitë maqedonase, në konkurrueshmërinë e tyre, në të ardhmen e tyre evropiane dhe në ekonominë që po ndërtojmë për gjeneratat që vijnë.
Qëllimi i projektit është të mbështesë shtetin në përmbushjen e qëllimeve për neutralitet klimatik të përcaktuara në agjendën e gjelbër për Ballkanin Perëndimor, përmes forcimit të sektorit privat dhe nxitjes së praktikave të përgjegjshme dhe të qëndrueshme të biznesit.
Në katër vitet e ardhshme do të mbështeten mbi 300 kompani, ndërsa përmes mekanizmave të bashkëfinancimit do të aktivizohen edhe investime shtesë private. Veçanërisht domethënëse është që rreth 200 kompani do të fitojnë mbështetje për përgatitjen dhe implementimin e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit jetësor dhe punë të qëndrueshme, që është një leje direkte për pjesëmarrje në zinxhirët evropianë dhe globalë të furnizuesve.
Vlera e përgjithshme e projektit arrin në 25 milionë euro, nga të cilat 18 milionë euro janë siguruar nga Bashkimi Evropian, ndërsa 7 milionë euro nga Buxheti i shtetit. Nga shuma e përgjithshme, 22 milionë euro janë të dedikuara për mbështetje direkte financiare të kompanive, gjë që në fakt është një dëshmi e qartë se kjo Qeveri investon aty ku efekti ekonomik dhe shoqëror është më i madh.
Transformimi i gjelbër nuk është kosto, por investim në ekonomi më të fortë, mjedis jetësor më të shëndetshëm dhe cilësi më të lartë të jetës për qytetarët. Qeveria mbetet partner i fuqishëm i komunitetit të biznesit dhe lëvizëse e të ardhmes evropiane të Maqedonisë.
Bashkë ndërtojmë ekonomi të qëndrueshme, konkurruese dhe evropiane.
Bashkë ndërtojmë të ardhme që mbetet.

