Arrestohen dy shoferë njëri nga Kumanova e tjetri nga Shkupi, vozisnin pa dhënien e provimit për leje drejtimi, u konfiskohen edhe automjetet





Më 03.02.2026, në ora 12:40, në rrugën Kumanovë–fshati Likovë, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut e privuan nga liria Sh.A. (31) nga Kumanova. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunësit policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Golf” me targa të Kumanovës, me ç’rast u konstatua se drejtonte automjetin pa dhënien e provimit për patentë shoferi për drejtimin e automjeteve të kategorisë B. Sh.A. u ndalua në stacion policor, ndërsa automjeti u konfiskua.

Më 03.02.2026, në ora 13:00, në rrugën “Justiniani i Parë” në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti Mobil për Siguri në Trafikun Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut e privuan nga liria I.Xh. (20) nga Shkupi. Gjatë kontrollit në trafik, nëpunës policorë ndaluan një automjet udhëtarësh “Opel” me targa të Shkupit, me ç’rast u konstatua se drejtonte automjetin pa dhënien e provimit për patentë shoferi për drejtimin e automjeteve të kategorisë B.
I.Xh. u ndalua në stacion policor, ndërsa automjeti u konfiskua.
Pas dokumentimit të rasteve, do të parashtrohen kallëzime përkatëse sipas nenit 297-a të Kodit Penal.