Mbrojtja e ish-drejtorëve të Onkologjisë, Nino Vasev dhe Nehat Nuhi, kërkoi sot nga gjykata lirimin e tyre të menjëhershëm nga paraburgimi, duke ofruar garanci të larta pasurore si zëvendësim për masën e sigurisë.
Avokatët e tyre pretendojnë se qëndrimi nëntëmuajsh në burgun e Shutkës tashmë përfaqëson një dënim para shpalljes së aktgjykimit dhe po o pengon ata në përgatitjen e një mbrojtjeje të drejtë. Për lirinë e Nuhit janë ofruar si garanci shtëpi nga kushërinjtë e tij në vlerë prej 350.000 eurosh, ndërsa Vasev ka ofruar një shtëpi në lagjen Kozle me vlerë të ngjashme.
Avokatja Begova theksoi se kushtet në burg e bëjnë të pamundur përdorimin e kompjuterit për përgatitjen e lëndës dhe se vizitat e kufizuara në vetëm një orë në javë janë të pamjaftueshme për mbrojtjen. Prokuroria dhe gjykata pritet të marrin një vendim për këto kërkesa në seancën e radhës më 17 shkurt, ku gjithashtu është paraparë të dëshmojnë revizorët nga Enti Shtetëror i Revizionit.