Grante japoneze për Klinikën Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Sëmundje Metabolike dhe Komunёn e Sveti Nikollës
Më 3 shkurt tё vitit 2026, nё ambasadёn e Japonisё, Sh.S. Kavahara Secuko, ambasadorja e Japonisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nënshkroi dy marrëveshje pёr grante me dr. Irfan Ahmetin, drejtor i Klinikës Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Sëmundje Metabolike dhe z. Dejan Vladev, kryetar i komunёs sё Sveti Nikollёs, përmes “Grant programit pёr projekte tё vogla dhe siguri njerëzore (GGP)”, qëllimi i të cilit është përmirësimi i nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.
Projekti për sigurimin e pajisjes së ultrazërit pёr Klinikën Universitare për Endokrinologji, Diabet dhe Sëmundje Metabolike, në vlerë prej 49,526 euro, do të ndihmojё nё përmirësimin e cilësisë sё shërbimeve shëndetësore të qytetarëve. Projekti për sigurimin një automjet zjarrfikës për terrene të vështira për komunën e Sveti Nikollës, me vlerë 32,430 euro, do të ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit.
Nga viti 1996, pёrmes programit GGP nga Japonia ka dhёnё mbёshtetje me grante pёr 58 komuna pёrmes rinovimit dhe blerjes sё pajisjeve për më shumë se 77 shkolla dhe kopshte, 74 institucione shëndetësore dhe ka ofruar 39 automjete (automjete tё ndihmёs sё shpejtё, automjete zjarrfikёse dhe automjete pёr menaxhimin e mbetjeve), nё vlerё prej rreth 10 milion euro.