Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali takohet me eurodeputetin Matej Tonin në Bruksel





Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me eurodeputetin Matej Tonin (EPP) në Parlamentin Evropian.
Gjatë takimit u diskutua për progresin e Maqedonisë së Veriut në procesin e eurointegrimeve dhe për zbatimin e reformave kyçe, përfshirë sundimin e ligjit, administratën publike dhe të drejtat e komuniteteve. U theksua rëndësia që çështjet bilaterale të mos pengojnë avancimin e vendit drejt BE-së.

Po ashtu, u vlerësua progresi i arritur në Planin e Rritjes dhe digjitalizimin e shërbimeve, përfshirë projektin WiFi4WB dhe përfshirjen në SEPA, si dhe bashkëpunimi me Presidencën e Qipros dhe partnerët evropianë për zgjidhjen e sfidave të transportuesve pas vendosjes së Sistemit Entry/Exit.

Zëvendëskryeministri Sali riafirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut ndaj rrugës evropiane dhe gatishmërinë për të avancuar çdo reformë me partnerët evropianë.

Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali takohet me eurodeputetin Matej Tonin në Bruksel