Zëvendëskryeministri i parë Bekim Sali takohet me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, znj. Valentina Superti





Në kuadër të vizitës zyrtare në Bruksel, Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministër për Çështje Evropiane, Bekim Sali, zhvilloi një takim me Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor, znj. Valentina Superti.
Gjatë takimit u diskutua progresi i Maqedonisë së Veriut në zbatimin e Agjendës së Reformave dhe Planit të Rritjes, ku vendi po tregon përparim të qëndrueshëm në fusha kyçe si sundimi i ligjit, administrata publike dhe digjitalizimi i shërbimeve. U vlerësua gjithashtu përparimi i realizuar në përgatitjen e Rrugëve të Reformave dhe koordinimi i vazhdueshëm me Komisionin Evropian.
Zëvendëskryeministri Sali nënvizoi përkushtimin e qeverisë për avancimin e reformave dhe për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve evropianë, si dhe gatishmërinë për t’u përballur me sfidat praktike, siç është zbatimi i Sistemit Exit/Entry për transportuesit.
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me Presidencën e Qipros dhe institucionet evropiane, u riafirmua angazhimi i Maqedonisë së Veriut për të ecur me hapa të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt integrimit në Bashkimin Evropian, duke siguruar stabilitet, prosperitet dhe zhvillim të qëndrueshëm për qytetarët.