Më datë 01.02.2026, në orën 11:30, në Departamentin Policor të Tearcës është denoncuar se në zhveshtoret e fushës së futbollit në fshatin Tearcë, komuna e Tetovës, në të katër anët e jashtme të objektit, janë shkruar grafite të ndryshme me përmbajtje fyese dhe ksenofobike.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Tetovë dhe po ndërmerren masa për gjetjen e autorëve dhe për zbardhjen e plotë të rastit, raporton TetovaSot.