Më 02.02.2026, zyrtarë policorë nga SPB Manastir kanë privuar nga liria dy persona për posedim të lëndëve narkotike.
Rreth orës 02:00, në rrugën “Partizanska”, u arrestua M.R. 18-vjeçar nga Manastiri, tek e cila u gjet një substancë pluhur. Me urdhër të Gjykatës Themelore të Manastirit, u krye kontroll edhe në banesën e saj, ku u sekuestrua marihuanë.
Po të njëjtën ditë, rreth orës 01:05, në rrugën “Ilindenska”, u arrestua O.N. 40-vjeçar nga Manastiri. Gjatë kontrollit në banesën e tij, policia gjeti dhe sekuestroi substanca narkotike, sende metalike me mbetje droge, peshore digjitale dhe objekte të tjera të lidhura me veprimtari të paligjshme.
Pas dokumentimit të plotë të rasteve, ndaj dy personave do të ngrihen kallëzime përkatëse.