Ka ndërruar jetë nëna e nënkryetarit dhe deputetit të Aleancës për Shqiptarët, Elmi Aziri.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Aziri përmes një njoftimi mortor, ku ai ka informuar familjarët, miqtë dhe farefisin për humbjen e madhe familjare, njofton TS.
Sipas njoftimit, falja e xhenazes do të bëhet nesër (02.02.2026), pas namazit të drekës, në Xhaminë e Lagjes së Trimave në Kumanovë, ndërsa vorrimi do të kryhet në varrezat e qytetit në Kumanovë.
Në mesazhin e tij, Aziri i është lutur Zotit që shpirti i nënës së tij të pranohet në Xhenet.