“Safe City” sot nis dënimet, KUJDES!! Ja në sa metra ju kapin kamerat (VIDEO)

Nga sot, 1 shkurt, rrugët e Maqedonisë së Veriut hyjnë në një epokë të re të kontrollit digjital.

Kamerat inteligjente të prodhuesit italian Tattile, të cilat janë vendosur në akset kryesore dhe autostrada, kanë nisur zyrtarisht punën për monitorimin e shpejtësisë dhe identifikimin e shkelësve.

Për të gjithë shoferët që mendojnë se mund t’i shpëtojnë ndëshkimit duke frenuar në momentin e fundit, ja detajet teknike që duhet t’i dini:

Distanca e kapjes: Shpejtësia matet që në 50 metra distancë

Teknologjia e këtyre kamerave funksionon në dy faza të rrepta:

1. Matja e hershme (50 deri në 30 metra): Radari i integruar i kamerës ju identifikon dhe fillon llogaritjen e shpejtësisë tuaj sapo i afroheni rrezes prej 50 metrash. Pra, nëse ju e shihni kamerën me sy të lirë, ajo tashmë e ka matur shpejtësinë tuaj.

2. Shkrepja e fotos (25 metra): Momenti i regjistrimit të targës ndodh fiks në distancën prej 20 deri në 30 metra nga shtylla. Kjo është pika ku thjerra ka fokusin më të fortë dhe fotoja shërben si provë e pakontestueshme për gjobën.

Gjoba pa dritë dhe pa paralajmërim

Ndryshe nga pajisjet e vjetra, këto kamera nuk lëshojnë dritë (flash) të dukshëm. Ato përdorin rreze infra të kuqe, që do të thotë se ju mund të jeni duke u fotografuar në mes të natës pa parë asnjë sinjal. Sistemi punon 24 orë në ditë, pavarësisht kushteve atmosferike, shiut apo mjegullës.

Monitorimi i 3 korsive njëkohësisht

Pajisjet e reja në Maqedoninë e Veriut nuk monitorojnë vetëm një makinë. Një kamerë e vetme mund të skanojë deri në 3 korsi njëkohësisht. Kjo do të thotë se edhe nëse jeni duke bërë parakalim apo lëvizni në korsinë e mesit, radari ju kap me saktësi deri në shpejtësinë 250 km/h.
Përveç shpejtësisë, sistemi i lidhur me Ministrinë e Punëve të Brendshme do të verifikojë automatikisht nëse mjeti është i regjistruar, i siguruar ose nëse targa është në listën e mjeteve të kërkuara.

Sipas ligjit, gjobat për tejkalim të shpejtësisë janë:

deri në 20 km/orë mbi kufirin: 20 euro;
nga 20 deri në 30 km/orë: 45 euro;
nga 30 deri në 50 km/orë: 300 euro dhe marrje e patentë shoferit nga 3 deri në 12 muaj;
mbi 50 km/orë: 400 euro dhe marrje e patentë shoferit për paktën një vit.