“Смрт за шипатри” reagon edhe Komuna e Tearcës





“Pas shfaqjes së afisheve fyese dhe nxitëse të urrejtjes, që synojnë prishjen e marrëdhënieve ndëretnike, stadiumi i Tearcës është pajisur me kamera sigurie, me qëllim parandalimin e akteve jo të hijshme dhe garantimin e sigurisë publike. Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente, ndërsa pritet që autorët e këtij akti të papranueshëm të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë, në përputhje me ligjin.
Aktet e tilla nuk përfaqësojnë qytetarët e Tearcës dhe nuk do të tolerohen. Bashkëjetesa, respekti ndëretnik dhe rendi publik janë vlera që duhet të mbrohen me vendosmëri” thuhet në reagimin e komunës së Tearcës.