Rrahje me kondak pistolete, plas sherri në LD-në e Sarajit





Një përplasje e dhunshme, e cila ka përfunduar me goditje në kokë me kondak pistolete, ka shkaktuar trazira në LD-në e Sarajit.

Siç mëson portali TS, rrahja ka ndodhur dy ditë më parë në objektin e Komunës së Sarajit, mes një anëtari të LD-së dhe një zyrtari të Komunës së Sarajit.

Fatmirësisht, nuk ka pasur krisma, edhe pse pistoleta ka qenë në duart e tyre. Rasti është lajmëruar në polici, ndërsa personi që dyshohet se ka goditur zyrtarin e LD-së ka qëndruar 24 orë në stacionin policor në Kisella Vodë. Ngjarja po hetohet nga organet kompetente.

Nga LD e Izet Mexhitit, dega Saraj, deri më tani ka heshtje totale lidhur me këtë incident.