MPB njofton se më datë 31.01.2026, në periudhën nga ora 19:30 deri në 22:45, zyrtarë policorë nga Njësia e Punëve të Brendshme Gostivar kanë privuar nga liria Sh.Sh. (51), M.H. (23), F.Sh. (53) nga fshati Çegran, si dhe një e mitur 17-vjeçare nga fshati Vollkovijë
.
Pas informatave operative të marra paraprakisht dhe me urdhër gjykate, është kryer kontroll në një objekt gastronomik në fshatin Çegran, në pronësi të personit të parë të raportuar, ku tek M.H. janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë paketime me kokainë.

