Tetovë: Policia i gjen thika dhe “boks hekri” një 17-vjeçari gjatë kontrollit





Më 30.01.2026, në periudhën nga ora 14:00 deri në 16:00, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë realizuar kontroll aksion në objekte hoteliere në zonën e Tetovës. Gjatë kontrollit në një objekt në rr. “Lubo Bozhinovski” në Tetovë, te një i mitur 17-vjeçar janë gjetur dhe konfiskuar disa thika dhe një “boks metali”. Njëkohësisht, në një objekt në kuadër të Qendrës Sportive, te dy të mitur, po ashtu janë gjetur dhe konfiskuar thika. Të gjithë të miturit janë shoqëruar në stacionin policor në prani të prindërve dhe pas dokumentimit të rastit, të njëjtit u janë dorëzuar prindërve të tyre.