Johan Tarçullovski, ish-dënuari për krime lufte lidhur me ngjarjet e konfliktit të armatosur të vitit 2001 në Maqedoninë e Veriut, ka bërë të ditur se sot ka qëndruar në Kalanë e Tetovës së bashku me përfaqësues të ashtuquajturve jKomitëT dhe VojvodëY, njofton TS.
Sipas deklarimit të tij në rrjetet sociale, grupi ka ndezur qirinj në kishën e Kalasë së Tetovës, me rastin e festës së Shën Atanasit. Tarçullovski e ka shoqëruar publikimin me një mesazh fetar dhe simbolik.
Ky veprim ka ngjallur reagime të ndryshme në opinion, duke pasur parasysh të kaluarën e Tarçullovskit dhe ndjeshmërinë që vazhdon të shoqërojë ngjarjet e konfliktit të vitit 2001, veçanërisht në rajonin e Tetovës.
Ndryshe Tarçullovski u dënua nga gjykata e Hagës për krime lufte kundër civilëve shqiptarë, konkretisht për rastin e fshatit Luboten pranë Shkupit/TS