Demokracia sociale nuk është një etiketë , nuk është emri i një partie , nuk është një simbol dhe nuk është një regjistër retorik
Demokracia është një tranzicion qytetërues, nga revolucioni në demokraci, nga ideologjia në institucion, nga kolektivi në qytetar, nga partia në shoqëri, nga dogma në pluralizëm dhe nga internacionalizmi në shtetësi…
Skënder MULLIQI
Shpërbërja e Jugosllavisë më dhunë solli viktima të mëdha në njerëz dhe të mira materjale.Serbia e Millosheviqit vuri në shërbim spastrimet etnike në shkallë të gjerë sipas planeve dhe eleborateve fashiste të hartuar nga Qubriloviqi e të tjerët.Spastrimet etnike në Bosnje dhe në Kosovë, I ndali makineria ushtarake e NATO-së duke bombarduar caqët kriminale serbe në Kosovë dhe në Serbi, se bashku me luftën e lavdishme të UÇK-se dhe mbarë popullit .Lufta përfundojë në Kosovë se në fakt edhe aty kishte filluar shpërbërja e Jugosllavisë të Titos më demonstratat masive studentore .Natyrisht së lufta për çlirimin e Kosovës nga hordhit serbçetnike ka një histori të gjatë .Disa shqiptarë ranë në kurthin e mbështetjës se regjimit të Millosheviqit të tipit të Ali Shukriut më shok, që vendit këta renegatë të kombit I sollën dëme të mëdha, dhe ende I kemi mbeturinat e komunizmit jugosllavë nepër sisteme.Çlirimi I vendit solli lirinë , demokracinë dhe pavarësinë e Kosovës.Natyrishtë së çlirimi erdhë pas viktimave të mëdha në njerëz dhe të mira materjale .Për vite më radhë u dëshpruam nga vërbëria e klasës tonë politike të pa përvojë , e cila na humbi kohë të qmuar për zhvillimin dhe prosperitetin e vendit.Ishin këto vite të shqetësimit të madh, se si po e kyejmë fazën e tranzicionit .Një problem tjetër kyq ishte qëndrimi ndaj shtetit.U veprue formalisht në shtetin kombëtar .Shteti nuk përceptohet si një komunitet, jo si një shtëpi , jo si një aparat , jo si një subject politik, jo si një kornizë identiteti , por si një aparat, si një sistem dhe mekanizëm.Demokracia sociale nuk është një etiketë , nuk është emri i një partie , nuk është një simbol dhe nuk është një regjistër retorik.Demokracia sociale është një tranzicion qytetërues, nga revolucioni në demokraci, nga ideologjia në institucion, nga kolektivi në qytetar, nga partia në shoqëri, nga dogma në pluralizëm dhe nga internacionalizmi në shtetësi. Ky tranzicion nuk ndodhi në plotëni në Kosovë.U harrua së për të ndërtuar shtet lypset angazhim i madh i të gjithëve , veqmas të strukturave politike të cilat e drejtuan shtetin, dhe në fakt nuk e drejtuan ashtu edhe siq kemi pritur.U luftua më shumë për të grabitur pushtet , se sa për të ndërtuar shtet funksional dhe ligjor.Patem ndryshime më shumë si dekor politik , nuk pati ndryshime pozitive në vetëdije .Patëm një evoluim më shumë negativ se sa pozitivë , dhe kjo ishte pengesë e madhe të ecjës tonë përpara.U ndërtua një model jo funksional qeverisës, ku mumguan idetë e domosdoshmerisë historike .Kjo është arsyeja pse ende nuk kemi transformim të nevojshem, por kemi më shumë adaptim, duke ia shtuar këtu edhe problemin ideologjik, që shkaktojë përqarje dhe ndasi në popull, edhe pse asnjë parti politike nuk bëri profilizimin e duhur.Sistemet e krijuara të qeverisjës , nuk krijuan përgjegjesi morale dhe politike .Nuk patem siguri , dhe siguria pa liri nuk është pjekuri.Demokracia, përkundrazi, kërkon pikërisht të kundërtën, përgjegjësi, zgjidhje … dhe autonomi morale…