Valdrim Neimi u zgjodh kryetar i Nëndegës Xhepçisht-PDSH





Në kuadër të aktiviteteve organizative të Degës së Tetovës, sot u organizua Kuvendi i Nëndegës Xhepçisht, me pjesëmarrjen e gjerë të anëtarësisë, si dhe të përfaqësuesve nga Kryesia Qendrore e PDSH-së.

Gjatë punimeve të kuvendit, në përputhje me normat dhe procedurat statutore, u zgjodh Kryesia e re e Nëndegës Xhepçisht, e cila përbëhet nga 15 anëtarë.

Me votë të kuvendarëve, për Kryetar të Nëndegës Xhepçisht u zgjodh z. Valdrim Neimi.

Procesi zgjedhor u zhvillua në një atmosferë konstruktive dhe demokratike, duke dëshmuar pjekuri politike, unitet dhe vullnet për avancimin e mëtejshëm të strukturave të PDSH-së në terren.

Valdrim Neimi u zgjodh kryetar i Nëndegës Xhepçisht-PDSH