Kthehen në punë 7 administratorët shqiptarë që u përjashtuan nga ministria që udhëhiqet nga Stoilkoviqi





Pas një muaji, shtatë administratorët shqiptarë që u shkarkuan nga vendet e tyre të punës në Ministrinë për Marrëdhënie me Komunitetet, e udhëhequr nga Ivan Stoilkoviç, janë rikthyer në vendet e tyre të punës.

Shkarkimi i tyre kishte shkaktuar reagime të shumta në publik, dhe tani është konfirmuar se ishte i pabazë dhe i padrejtë.

Vendimin për rikthimin e tyre e ka marrë Agjencia për Administratë.

Pas këtij vendimi të Agjencisë, punonjësit kanë të drejtë të padisin dhe të kërkojnë kompensim për dëmin e shkaktuar gjatë periudhës kur ishin të shkarkuar.