Ligji për përfaqësimin e drejtë, Sali: Do ta ftojmë publikisht edhe BDI-në, është në interes të të gjithëve





Zëvendëskryeministri i parë dhe njëri nga liderët e VLEN, Bekim Sali në
një intervistë për Alsat-M ka thënë se Ligji për përfaqësimin e drejtë
është në fazën finale dhe se mundohemi siç tha ai, “të bëjmë një veprim
që të mos kthehemi prapa”.

“Si qeveri VLEN kemi hasur shpesh në vendime qeveritare që janë marrë
paraprakisht, por nuk janë kryer deri në fund dhe është dashur përsëri
t’i shqyrtojmë. Ne dëshmuam se kemi kapacitet edhe për Badenter dhe dy
të tretat e votave. Jemi të gatshëm të dëgjojmë edhe vërejtjet e
opozitës, pas gjitha këtyre filtrave si në Komisionin e Venecias së
fundmi. Sikur që është punuar në ligjet tjera do të duhet të gjendet
kompromis për t’i votuar. Nuk mund të mbetemi peng i opozitës që nuk
janë konstruktiv me veten fillimisht e lëre me popullatën për të pasur
një ligj të shëndoshë”, tha Sali.

Se a mund të bllokohet ligji në fjalë, Sali me qëndrim:

“Ne do të kërkojmë fillimisht edhe votat e BDI-së edhe z. Ali Ahmeti do
ta ftojmë publikisht që të vjen ta votojë një ligj që është i mirë se
ligjet që i kanë votuar në të kaluarën dhe besoj se do të reflektojë
sepse është në interes të të gjithëve, pa marrë parasysh a është në
kohën e VLEN si qeveri apo të BDI-së. Ligjiet janë materie e gjallë dhe
mund të hasin ndryshime edhe pas një periudhe kohore”, tha ai.