Nikolloski: Brukseli pranoi kërkesat e qeverisë tonë, po e zgjidhim problemin me transportuesit





Zv/kryeministri dhe ministër i Transportit dhe Lidhjeve, Aleksandar Nikollovski, ka njoftuar se Brukseli ka pranuar kërkesat e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, dhe me këtë po zgjidhet problemi me transportuesit.
“Sapo mora lajme shumë të mira nga Brukseli lidhur me problemin e madh të transportuesve nga Maqedonia! Qëndrimet tona janë pranuar. Shoferët janë pranuar si profesionistë. Kjo është ajo që kërkonim.
Pas protestave dhe ofensivës së fuqishme gjatë periudhës së fundit, Brukseli do të miratojë një Strategji të re për viza, e cila do të nënkuptojë zgjidhjen e problemit me të cilin u përballën shoferët profesionistë. Në vijim është pjesa më e rëndësishme e saj.
Faleminderit të gjithë miqve të Maqedonisë që ndihmuan për të mundësuar zgjidhjen e këtij problemi!”, ka shkruar Nikolloski,