Pesë kandidatë janë paraqitur në shpalljen e Kuvendit për prokuror publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kandidaturat e tyre sot janë dërguar në Qeveri, informojnë për MIA-n nga pres shërbimi i Kuvendit.
Prej aty, emrat e kandidatëve nuk i zbulojnë, por, siç disa prej të paraqiturve edhe vet konfirmuan, bëhet fjalë për u.d. aktuale prokurore shtetërore publike, Anita Topollova-Isajllovska, prokuroren Lençe Ristovska, gjykatësin nga Gjykata penale, Nenad Savevski, ish kryetarin e Gjykatës penale, Vlladimir Pançevski dhe prokuroren nga Prokuroria e Shkupit, Lidija Raiçeviq.
Kryeministri Hristijan Mickoski dje deklaroi se Qeveria do ta thotë qëndrimin e saj lidhur me zgjedhjen e prokurorit të ri publik republikan, pasi për këtë të prononcohet Këshilli i prokurorëve publikë.
“Tani procedura është të prononcohet Prokuroria publike, respektivisht Këshilli i prokurorëve publike, të presim ata të prononcohen, e pastaj Qeveria do të del me qëndrimin e saj”, tha Mickoski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas inspektimeve të projekteve infrastrukturore në komunën e Gazi Babës.
Një nga pesë të paraqiturit do të duhej ta trashëgojë Lupço Kocevskin, i cili dha dorëheqje të parevokueshme në dhjetor vitin e kaluar, ndërsa në vendin e tij si u.d. prokuror publik shtetëror u emërua prokurorja Topollova-Isajllovska, e cila ishte kandidate e vetme, por nuk mund të jetë në këtë pozitë më shumë se gjashtë muaj.
Procedura për zgjedhjen e Prokurorit publik shtetëror filloi me konkursin e shpallur nga Kuvendi më 12 janar të këtij viti, me një afat për aplikim prej 15 ditësh nga data e publikimit në “Gazetën Zyrtare”. Kandidatët duhet të kenë një përvojë pune të pandërprerë prej të paktën 10 vjetë si prokurorë publikë ose gjyqtarë në fushën e së drejtës penale.
Sipas Ligjit për Prokurorinë Publike, aplikimet e pranuara i dërgohen Qeverisë. Pas dorëzimit të aplikimeve, Qeveria kërkon mendim nga Këshilli i Prokurorëve Publikë për të gjithë kandidatët. Këshilli është i detyruar të dorëzojë mendime të arsyetuara brenda 15 ditëve. Nëse Këshilli nuk jep një mendim pozitiv për asnjërin nga kandidatët e paraqitur, Qeveria nuk mund të propozojë asnjë kandidat dhe i sugjeron Kuvendit shpalljen e një konkursi të ri. Me 61 vota të deputeëve do të fduhet të zgjedhet prokurori i ri publik shtetëror.