Dita e tretë e bllokadës së kamionistëve në Deve Bair

Mbi tetëdhjetë përfaqësues të kompanive transportuese dhe shoferë të kamionëve nga vendi, për të tretën ditën me radhë po protestojnë në mënyrë paqësore në vendkalimin kufitar Deve Bair, si dhe kolegët e tyre nga Serbia, BeH-ja dhe Mali i Zi, kundër sistemit të ri për hyrje dhe dalne në zonën Shengen të Bashkimit Evropian.

Përfaqësuesit e kompanive transportuese nga Maqedonia thonë se goditja ekonomike është edhe mbi gjithë sistemin në shtet, ndërsa pasojat i ndiejnë edhe shoferët edhe transportuesit.

“Ne jemi këtu për të tretën ditë, po protestojmë dhe nuk do të tërhiqemi derisa të gjendet zgjidhje për problemin, ne vetëm duat të fitojmë me dinjitet, jo të trajtohemi si kriminele. Me këto kufizime prej 90 ditësh, puna vështirësohet, do të ulen edhe të ardhurat, puna jonë do të pasojë, por do të ulet edhe numri i shoferëve, kështu që do të rrezikohet ekzistenca edhe e familjeve tona edhe e tyre. Thjesht do të ndalet ekonomia, si në Maqedoni ashtu edhe te kompanitë nga Maqedonia që janë nëpër Evropë”, tha Aleksandar Cvetanovski “Stela interneshënëll”, Kumanovë.

Theksoi se tashmë ka një numër të madh të rasteve kur kolegët e tyre edhe nga Maqedonia edhe nga vendet tjera ballkanike që nuk janë pjesë e BE-së, kthehen mbrasht, madhe edhe deportohen siç tha, si kriminele, edhe pse punojnë pune të ligjshme me të gjitha dokumentet e nevojshme.

Në kolonat e bllokadës pranë vetë vendkalimit kufitar Deve Bair drejt Bullgarisë, në kufirin nga ana e Maqedonisë, për të tretën ditë me radhë kanë mbetur të bllokuar edhe shumë transportues dhe shoferë nga Bullgaria, Turqia, Rumania, Polonia, Hungaria dhe Austria.

Shtetasve të huaj u sigurohet ushqim dhe ujë nga organizatorët e protestës, transportuesit nga Maqedonia, ndërsa sot atyre u është organizuar edhe një qëndrim i shkurtër në hotel për ruajtjen e higjienës personale.

“Ka 30–40 automjete turke në rrugë, vetëm këtu në afërsi të Deve Bairit. Jemi të bllokuar dhe nuk e dimë sa do të zgjasë kjo situatë. Po vuajmë këtu dhe duam të kthehemi në shtëpi. Falënderim për qytetarët nga Maqedonia që na sigurojnë ushqim të ngrohtë, janë shumë të mirë, dhe sot na ndihmuan edhe që të mund të lahemi. Megjithatë, ne duam të shkojmë në shtëpi – ata kthehen në shtëpi në mbrëmje, ndërsa ne qëndrojmë në kamionë në temperatura nën zero”, deklaroi Husein Turgut nga “Mersan Transport”.

Tha se kanë probleme në të gjitha shtetet ballkanike, ndërsa vetëm në Maqedoni kanë parkuar rreth 200 automjete nëpër stacionat e benzinave në afërsi të Kumanovës, Gostivarit dhe në vende tjera.

Protesta e shoferëve të kamionëve, e cila filloi të hënën, ka paralizuar terminalet e mallrave në të gjitha vendkalimet kufitare nga Ballkani Perëndimor drejt Bashkimit Evropian, duke shkaktuar një kolaps serioz të komunikacionit ngarkuese.