E kishte prekur nëpër trup një grua, 77-vjeçari arrestohet në Bit Pazar për ngacmim seksual





Më 26.01.2026, rreth orës 11:40, në Shkup, në zonën e Bit Pazarit, zyrtarë policorë nga SPB Shkup e privuan nga liria A.S. (77) nga Shkupi, duke vepruar sipas një kallëzimi paraprak të bërë nga një grua 51-vjeçare nga Shkupi, e cila ka raportuar se ai e kishte prekur në pjesë të trupit.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të pasojë kallëzim përkatës.