Rrahen dy kirurg mes vete në Qendrën Klinike të Kosovës





Një fjalosje ka përfunduar me rrahje në mes dy kirurgëve në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK.

Një incident me përplasje fizike në mes dy kirurgëve ka ndodhur sot në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve në QKUK, shkruan Gazeta Shneta.

Gazeta ka mësuar nga burime se B.K. dhe Xh.A. janë përplasur fizikisht në hyrje të ashensorit në objektin e Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve.

Gjithçka kishte nisur të premten me një përplasje verbale në mes dy kirurgëve, për të përfunduar me grushta ditën e sotme.

Për rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe menaxhmenti i QKUK-së.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë së Fëmijëve Sejdi Statovci e ka iniciuar rastin në Komisionin Disiplinor.