Vazhdon gjykimi për tragjedinë e Koçanit, sot flasin dëshmitarët





Me dëgjimin e dëshmitarëve, përfaqësuesve ligjor të palëve të dëmtuara, në sallën e gjyqit në Idrizovë sot duhet të vazhdojë gjykimi për zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan, në të cilin humbën jetën 63 persona, ndërsa mbi 200 u lënduan. Seanca paraprake u shty me kërkesë të mbrojtëses së ish drejtor të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Adnan Xhaferovski, avokates Suzana Joshevska-Anastasovska, e cila në ndërkohë u zgjodh anëtare e Këshillit Gjyqësor.