I kërkuar me “arresto” nga Tetova kapet në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme





Më 23.01.2026, në orën 11:00, në Pikën Kufitare Bllacë e Poshtme, policia ka privuar nga liria M.F. (55) nga Shkupi, shtetas gjerman.

Gjatë kontrollit kufitar është konstatuar se personi ishte i kërkuar me masën “arresto” me kërkesë të Sektorit për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor Tetovë. Ai iu dorëzua policisë së Tetovës për procedim të mëtejshëm.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo