Hidhet shorti i çerekfinaleve të Kupës së Maqedonisë, spikat derbi Struga – Shkëndija





Është hedhur shorti për çerekfinalet e Kupës së Maqedonisë, ku vëmendja kryesore do të jetë e përqëndruar te derbi shqiptar mes Struga Trim Lum dhe Shkëndijës së Tetovës, raporton SHENJA. Dy nga skuadrat më të suksesshme shqiptare të viteve të fundit do të përballen në një duel eliminator, që pritet të zgjojë interes të madh te tifozët e futbollit. Një tjetër përballje interesante e kësaj faze është ajo mes Shkëndijës së Haraçinës dhe Rabotniçkit, ndërsa në duelet e tjera çerekfinale, Vardari do të ndeshet me Ohrin dhe Detonit Pllaçkovica me Sileksin.

Ndeshjet çerekfinale të Kupës së Maqedonisë do të zhvillohen më 25 shkurt. Në rast barazimi, fituesi do të përcaktohet direkt përmes penalltive, ndërsa gjysmëfinalet do të luhen me sistemin vajtje-ardhje.