“Safe City” – Arbër Ademi: VLEN bashkë me Levicën dhe VMRO-DPMNE-në kundër popullit!





Sekretari i BDI-së, Arbër Ademi, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për “Safe City”, duke akuzuar shumicën parlamentare se ka vepruar kundër interesit të qytetarëve.

“VLEN bashkë me Levicën dhe VMRO-DPMNE-në kundër popullit!”, ka shkruar Ademi, duke iu referuar votimit të ligjit që parashikon aktivizimin e kamerave të sigurisë nga 1 shkurti në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë./TS/