Politikanët e zgjedhur duhet të jenë përfaqsues të denjë të interesave të qytetarëve e jo realizues të interesave personale
Ejup Berisha
Kuj i takon posti politik pasi të ketë fituar një politikan në zgjedhje. Posti i takon politikanit por brenga e tij në ambientin politik duhet të
jetë e orientuar drejt sigurimit të mirqenies së qytetarëve të cilët e kanë votuar politikanin. Kjo duhet të jetë kështu për faktin se Demokracia bashkekohore është përfaqsuese e jo perjashtuese apo dhe anashkaluese. Politikani nuk ka arsye dhe të drejtë ta anashkalon obligimin për përfaqsimin e qytetarëve në politike apo ky është i obliguar që ta bën përfaqsimin e interesave të tyre e jo me angazhimin politik ta përfaqson vetëmse interesin vetanak. Edhe pse sot në disa shtete të botës por edhe ne shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimorë ku bën pjesë edhe shteti ynë po ndodhë kjo e fundit. Pra shumica e politikanëve sot e përfaqsojnë kryesishtë vetëmse vetveten duke i harruar qytetarët.Athua pse ndodh ky fenomen. Duhet hulumtuar arsyet dhe shkaqet e verteta të kësaj ndodhie. Apo duhet të sçarohet se kjo punë athua bëhet me qëllim apo ndodhë rastësushtë. Kjo mbetet të hulumtohet dhe të vërtetohen shkaqet e vërteta apo përsëris të dihet se Pse ndodhë që politikanët në të shumtën e rasteve i anashkalojnë qytetarët.Nëse kjo gjë bëhet me qëllim atëherë duhet që të ndërmerren masa që kjo të mos ndodhë më dhe politikanët të kenë kujdes gjatë kryerjes së obligimeve të tyre në institucionet të cilat i udheheqin apo dhe përfaqsojnë. Politikani i zgjedhur duhet qe një pjesë bukur të madh të mandatit ta harxhon duke u marrë me aktivitetet me të cilat realizohen kërkesat dhe nevojat qytetarëve, meq është përfaqsues i zgjedhur me votat e tyre. Vrapimi vetëm për veteveten politikanin e zhvesh nga misioni i përfaqsimit dhe e transformon në zyrtar të rëndomtë shtetror. Në të shumtën e rasteve politikanët duke u munduar tia rrisin autoritetin dhe namin vetvetes angazhimin e tyre në politikë
e cilësojnë si mision dhe veten e llogarisin si misionoar. E këta sot janë të
tillë vetëm nëse i përfaqsojnë realishtë me dinjitet dhe me sinçeritet interesat e qytetarëve e nëse këta nuk e bëjnë
këtë gjë të njejtët janë politikan rasti që
nuk meritojnë
edhe njëherë të jenë pjesë e politikës.