Shpërfillja e gjuhës shqipe nga vredistët!





Këto ditë zëvendëskryeministri vredist i qeverisë së koalicionit Bekim Sali, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Davosit, ka shpërndarë një pllakat përkujtimor me figurën e Nënë Terezës, ku përmbante mbishkrime vetëm në gjuhën maqedonase dhe angleze, dhe jo në gjuhën shqipe.

Shpërndarja e kësaj pllakate pa gjuhën shqipe paraqet ndryshimin e madh që solli VREDI në marrëdhëniet ndërkombëtare, sa i takon edhe asaj pak të drejte të përdorimit të gjuhës shqipe sipas ligjit të gjuhëve për pakicat.

Ndryshimi i proklamuar nga vredistët për kthimin e dinjitetit kombëtar dhe për shlyerjen e nofkës së turpit si 20%, po gjen zbatim çdo ditë e më shumë në praktikë si ushtrim i urdhërit qeveritar ndsj gjuhës shqipe për së prapthi dhe jo për së mbari, ku në fakt gjuha shqipe barazohet me gjuhën rome për nga përdorimi i kufizuar sipas kushtetutës.

A votuan ato 107 mijë vota shqiptare, rome, turke dhe boshnjake për këtë ndryshim apo për një revolucion në drejtësi dhe për barazi të plotë në “državën” e Severnistanit, që mban dhe ruan supremacinë e shtetit dhe të pusht-shtetit me partiçka shqiptare si paterica të saj?

Rruga qorre e Severnistanit drejt BE-së është e bllokuar përderisa në krye të saj do të qeverisin despotët e vegjël dhe partiçka shqiptate si “shfalerka” të tij, që shkelin zotimet dhe premtimet për ndryshime në Severnistan.

Medai Shaholli