Kosova nënshkruan pjesëmarrjen në Bordin e Paqes të Trumpit

Përmes një fjalimi dhe mbledhje me disa prej anëtarëve themelues, presidenti amerikan Donald Trump ka themeluar Bordin e Paqes.

Ceremonia e themelimit është nënshkruar nga përfaqësuesit e shteteve veç e veç, mes tyre edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Ja lista e vendeve që kanë pranuar ftesën për t’u bashkuar me Bordin.

Në këtë listë përfshihen: Argjentina, Armenia, Azerbajxhani, Bahreini, Bjellorusia, Egjipti, Hungaria, Indonezia, Jordania, Kazakistani, Kosova, Maroku, Pakistani, Katari, Arabia Saudite, Turqia, Emiratet e Bashkuara Arabe, Uzbekistani dhe Vietnami.

Ndërkohë, këto janë vendet që nuk do t’i bashkohen, të paktën për momentin: Franca, Norvegjia, Sllovenia, Suedia dhe Mbretëria e Bashkuar.
Vende të tjera janë ftuar gjithashtu, por ende nuk janë zotuar nëse do të marrin pjesë apo jo: Kamboxhia, Kina, Kroacia, Gjermania, India, Italia, krahu ekzekutiv i BE-së, Paraguai, Rusia, Singapori, Tailanda dhe Ukraina.