Janevska: Strategjia për arsimin 2026-2032 do të sigurojë sistem arsimor kombëtar më cilësor

Me Strategjinë e re për arsimin 2026-2032, fokusi është vendosur te zhvillimi i programi të ri për arsimin parashkollor, gjithëpërfshirja në arsimin fillor dhe të mesëm, si dhe zbatimi i formulave të reja për financimin e shkollave.

Këtë e theksoi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Prof. Dr. Vesna Janevska, në debatin dedikuar Strategjisë, i cili u mbajt në Fakultetin e Filozofisë në Shkup.

„ Gjithashtu parashikohet edhe përmirësimi i infrastrukturës, si dhe optimizimi i rrjetit shkollor dhe futjen e punës me një turn, zbatimi i konceptit të ri të maturës, zhvillimi dhe promovimi i arsimit joformal, si dhe rregullore e re ligjore në arsimin e lartë dhe shkencën “, shtoi Janevska, duke theksuar se implementimi i këtij dokumenti do të sigurojë sistem arsimor kombëtar më cilësor.

Draft- versioni i Strategjisë është përgatitur përmes një diskutimi të gjerë, me pjesëmarrjen e shumë palëve – Delegacioni i BE-së, UNICEF, Banka Botërore, GIZ, UNDP, Byroja e Zhvillimit të Arsimit, Qendra për Zhvillimin e Arsimit Profesional, Qendra Shtetërore e Provimeve, Inspektorati Shtetëror i Arsimit, profesorë universitarë dhe sektori joqeveritar.
Pas publikimit në sistemin ENER muajin e kaluar dhe integrimit të disa prej sugjerimeve të pranuara, pritet që dokumenti të miratohet deri në fund të janarit.