Ejup Berisha
Manipulimet zgjedhore duhet të sankcionohen me automatizëm pa kurrfar faljesh dhe atë me ligj. Apo ata individ dhe subjekte politike pjesmarrëse në zgjedhje që tentojne të bëjnë apo dhe bëjnë manipulime duhet të diskualifikohen nga gara zgjedhore. Kjo duhet detyrimishtë të ndodhë pasiqë me aktin e manipulimit jo vetëmse që shkilen rregullat ligjore dhe standardet demokratike por njëkohsishtë me to shkilet edhe vullneti i qytetarëve që është një gjë shumë e shenjtë në shtetet me sistem demokratik të çeverisjes. Ketu në këto të fundit nuk duhet të kalon asnjë manipulim zgjedhor pa u sankcionuar sepse poqëse lejohen këto gjëra në fillim të procesit shumë të rëndësishëm demokratik në zgjedhje, atëher çfar do të ndodhë me sjelljet me çëndrimet dhe me vullnetin e kandidatëve te zgjedhur kur këtyre tu vërtetohet fitorja apo dhe më vonë mandati i fituar. Vjedhjet dhe manipulimet pra e rrezikojnë ndershmërinë e zgjedhjeve. Dhe prashtrohet pyetja se si mund ta përfaqson dhe mbronë me ndershmëri vullnetin e qytetarëve një kandidat i cili fitoren në zgjedhje e siguron në mënyrë të pandershme. Në shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimor shumica e zgjedhjeve kanë kaluar me manipulime apo dhe me tendenca per t’ua imponuar fitoret e kandidatëve pjesmarrës në garën zgjedhore qytetarëve. Prandaj këto te fundit nga përfaqsuesit e institucioneve relevante ndërkombëtare shumë shpesh ketu në shtetet e rajonit të Ballkanit Perendimorë janë vlersuar se janë zhvilluar me probleme të theksuara apo me shkelje të caktuara të rregullave dhe standardeve demokratike. Prandaj kur ka situata ku përmes fakteve reale vërehet apo dhe vërtetohet se janë bërë manipulime apo dhe vjedhje gjatë zgjedhjeve atëherë pa pardon duhet të veprojnë institucionet kompetente shtetërore si Prokuroria dhe Gjykatat në bazë të ligjit. E këto duhet të veprojne ndaj çdokuj pa anim dhe selektivitet pasiqë të njejtat obligim dhe detyrim primar e kanë që ti detektojnë vërtetojnë dhe sankcionojnë shkeljet dhe shkelesit e rreullave ligjore e në rastin konkret edhe të standardeve demokratike zgjedhore. Si mund të pranohen fitoret e kandidatëve me manipulime apo përmes vjedhjeve të votave në një proces qe vlersohet si demokratik kur manipulimet dhe vjedhjet vlersohen si sulm direkt ndaj vullnetit të qytetarëve që në sistemet demokratike vlersohen se janë faktorë shumë të rendesishem politik apo dhe vetë sovrani. Nëse me vullnetin e sovranit apo të qytetarëve bëhen manipulime dhe vjedhje atëherë kjo është sulm i drejtëpërdrejtë edhe ndaj vetë Demokracisë. Ligjet dhe standardet demokratike përcaktojnë se zgjedhjet duhet të jenë demokratike që don të
thotë se të njejtat duhet të jenë të ndershme qe i bie se të njejtat duhet të janë pa manipulime dhe pa vjedhje.