Këshilli Gjyqësor vendos sot për heqjen e imunitetit dhe arrestin shtëpiak për gjykatësin Gjoko Ristov





Këshilli Gjyqësor në një seancë urgjente sot do të vendosë për heqjen e imunitetit dhe për miratimin e propozimit për arrest shtëpiak ndaj gjykatësit të Apelit, Gjoko Ristov.

Më herët gjatë ditës, Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake pranë Gjykatës Themelore Penale Shkup propozim që ndaj gjykatësit të dyshuar Ristov të caktohet masa e arrestit shtëpiak.

Përveç kësaj mase, siç u theksua, është propozuar edhe caktimi i një mase kujdesi – konfiskimi i përkohshëm i pasaportës ose i çdo dokumenti tjetër për kalim të kufirit shtetëror, përkatësisht ndalimi i lëshimit të tyre.

Gjykatësi i Apelit, i dyshuar, ngarkohet për veprat penale përfitim i kundërligjshëm dhe fshehje e pasurisë (neni 359-a paragrafi 3 në lidhje me paragrafin 1) si dhe pastrim parash dhe të ardhurash të tjera nga vepra penale (neni 273 paragrafi 1), pasi në shtëpinë e prindërve të tij në Negotinë, policia ka gjetur 350.000 euro të murrosura në mur, për të cilat ekzistojnë dyshime se janë përfituar në mënyrë të paligjshme.