Thirrja e fundit për regjistrim: Elite SPORTS mbyll aplikimet për sezonin 2025/26, vetëm edhe dy ditë afat

Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri në mbylljen e aplikimeve për seancën përzgjedhëse të Elite SPORTS, e cila do të mbahet më 25 janar 2026. Organizatorët bëjnë thirrjen e fundit për të gjithë talentët e rinj që dëshirojnë të bëhen pjesë e një rruge serioze drejt futbollit ndërkombëtar informon Tetovasot.

Kjo seancë përzgjedhëse, e cila do të zhvillohet në Qendrën Sportive SOPA, në Prishtinë (afër Prishtina Mall), përfaqëson një mundësi të madhe për futbollistët e rinj, pasi përzgjedhjet e këtij sezoni lidhen drejtpërdrejt me pjesëmarrjen në turne të mëdha ndërkombëtare në Gjermani, Francë, Itali/Turqi, Zvicër dhe Spanjë, ku marrin pjesë edhe klube elitare dhe shumë cilësore evropiane.

Risi e madhe për sezonin 2025/26

Risia kryesore e këtij sezoni është se çdo lojtar i regjistruar do të regjistrohet automatikisht në platformën ndërkombëtare Scout & Go, e ndjekur nga skautë dhe klube profesionale në mbarë botën. Kjo u mundëson lojtarëve krijimin e një profili profesional ndërkombëtar, dokumentimin transparent të aftësive dhe rrit mundësitë reale për ftesa, prova dhe kontakte me klube elitare evropiane.

Çfarë përfshin seanca përzgjedhëse

Pjesëmarrësit do të përfitojnë:

Vlerësim nga trajnerë vendorë dhe ndërkombëtarë (Franca)

Ndeshje testuese me bashkëmoshatarë nga klube të ndryshme

Analizë performance me inteligjencë artificiale (Footbar)

Mundësi reale për përzgjedhje në turne jashtë vendit

Fletëvlerësim personal për secilin lojtar

Zbritje për blerjen e Footbar gjatë ditës së seancës

Certifikatë zyrtare pjesëmarrjeje

Çmimi i pjesëmarrjes është 50 euro, ndërsa regjistrimi mbetet i hapur deri më 22 janar 2026, ose deri në plotësimin e numrit të pjesëmarrësve.

Organizatorët theksojnë se kjo është një mundësi unike për talentët e rinj, të cilët përmes Elite SPORTS mund të hapin dyert drejt turneve të mëdha ndërkombëtare dhe klubeve elitare, duke ndërtuar një bazë serioze për karrierën e tyre sportive.Tetovasot

Regjistrimi bëhet online në linkun zyrtar:
https://forms.gle/THtAvRS8r7KFD39G8