Krimet komuniste ndaj shqiptarëve, dhe jugonostalgjikët…





Komunistet i lidhë ideologjia e bashkim- vëllazërimit dhe pak iu intereson çështja kombëtare. Tito ka qenë një nga kriminelët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, së bashku më Rankoviqin , dhe rankoviqistët të tjerë deri të Millosheviqi dhe Vuqiqi .Ata kan qenë protagonistet e shumë vrasjeve të civilëve ne ish republikat edhe ne Kosovë së bashku më serbianet , të cilët kanë larguar më dhunë shqiptarët për në Turqi dhe vende te tjera , ne luften e fundit çlirimtare preferuan metodat e spastrimit etnik….

Skënder MULLIQI

Ka ende njerëz të politikës dhe të mediave të cilët po bëjnë përëpjekje për të na kthyer në vitet e errëta të 90-ta, në periudhen ku u luftua për krijimin e shtetit të pavarur të shqiptarëve në Ballkan .Një pikëpamje e tillë e viteve nëntëdhjetë, përveçse është historikisht dhe moralisht thellësisht e gabuar, përfaqëson gjithashtu një mohim të rëndë të viktimave të Luftës për çlirimin e Kosovës, dhe një përpjekje për të delegjitimuar vetë themelet e shtetësisë .Një qëndrim i tillë nuk lind nga argumentet apo përgjegjësia shkencore, por nga një nevojë e brendshme për të poshtëruar popullin e vet – një konfigurim psikologjik që ka lulëzuar për dekada në Jugosllavi, të cilët duket qartë se ekzistojnë edhe sot te ne , e të cilët kurrë sinqerishtë nuk janë pajtuar për idenë e një shteti të pavarur të Kosovës.Komunistet nga shekulli i kaluar sikur kanë lënë mbrapa komunistet e ri, të cilët po i shkaktojnë dëme shtetit të Kosovës.Mund të jam edhe gabim , por fakti së krejt pas luftën po kemi përqarje të mëdha politike dhe ngecje zhvillimore edhe mbi baza ideologjike , na konfirmon ekzistencën e tyre .Ata janë ende nepër sisteme të cilët veprojnë sipas logjikës komuniste të ish-Jugosllavisë.Komunistet i lidhë ideologjia e bashkim- vëllazërimit pak iu intereson çështja kombëtare. Tito ka qenë një nga kriminelët më të mëdhenj të shekullit të 20-të, së bashku më Rankoviqin , dhe rankoviqistët të tjerë deri të Millosheviqi dhe Vuqiqi .Ata ka qenë protagonist e shumë vrasjeve të civilëve ne ish republikat edhe ne Kosovë së bashku më serbianet , të cilët kanë larguar më dhunë shqiptarët për në Turqi dhe vende te tjera, edhe ne luften e fundit çlirimtare preferuan metodat e spastrimit etnik nga Millosheviqi.Mos të harrojmë burgosjët , rrahjet mizore deri në vdekje të atdhetarëve të paepur të çështjës kombëtare.Ky paradoks nuk mund të kuptohet nga një mendimtar racional. Mund të kuptohet vetëm nga ai që jeton në një pamje të mitizuar të botës në të cilën çdo gjë shqiptare nuk vlenë asgjë , dhe çdo gjë nga ideologjia komuniste është sinonim i progresit dhe qytetërimit .Ideolgjia komuniste ka rrënjosur urrejtje ndaj popullit të vet.Krimet komuniste për shumë decenie dhe këto të viteve të 90-ta ndaj shqiptarëve sikur janë harruar .Heshtja apo mos veprimi ndaj disa protagonistëve të vëllazerim -bashkimit , është ulje e dinjtetit të shqiptarëve në Ballkan. Komunistet e vjetër heshten ndaj burgosjeve , gjyqeve monstruoze, torturave dhe vrasjeve të shqiptarëve .Ata heshtën për likuidimet nga UDBA…Kosova është shtet sovran dhe i pavaruar qe ka vuajtur shume nga komunizmi jugosllav-serbian, dhe heshtja apo harresa historike nuk na bënë nder, na shkakton dëme të mëdha si shtet dhe si komb…