Më 18.01.2026, në orën 16:30, nëpunës policorë nga NJPB Kumanovë e privuan nga liria A.R. (26) nga Kumanova.
Ai dyshohet se gjatë periudhës së kaluar, nga shtatë automjete udhëtarësh në Kumanovë vodhi disa sende .
Ai u ndalua në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihet kallëzim përkatës.