Granit Xhaka rrëfen për vendimin e mare për tu kthyer në Premier Ligë

Sunderland’s Granit Xhaka reacts after Chelsea’s Alejandro Garnacho scored the opening goal during the English Premier League soccer match between Chelsea and Sunderland in London, Saturday, Oct. 25, 2025. (AP Photo/Joanna Chan)
Granit Xhaka, ka treguar se si disa ish-lojtarë të Sаnderlandit e ndihmuan të merrte vendimin për t’u bashkuar me klubin anglez këtë verë. Ish-lojtari i Arsenalit u transferua te “Macet e Zeza” për një paketë prej 17 milionë funtesh, pasi klubi u rikthye në Premier Ligë pas një periudhe të gjatë.

Sаnderlandi menjëherë e emëroi kapiten dhe Xhaka po shkëlqen nën drejtimin e Rexhis Les Bris, duke i ndihmuar “Macet e Zeza” të ngjiten lartë dhe të synojnë edhe Evropën, shkruan “The Sun”. 33-vjeçari pranoi se mendonte se do të përfundonte karrierën e tij në Gjermani, pasi kishte nënshkruar një kontratë afatgjatë me Bayer Leverkusenin.

Por kur Sanderland e kontaktoi, ai deshi një sfidë të re. Pas bisedimeve me familjen, Xhaka u këshillua nga dy ish-lojtarë të klubit Xhermajn Defo, heroi i Tottenhamit që pati një periudhë të suksesshme te Sanderlandi, dhe Lorik Cana, i cili u bashkua me klubin në vitin 2009.

“Nuk prisja të kthehesha në Premier Ligë, por vendimi im erdhi shumë shpejt”, tha Xhaka duke folur për “FourFourTwo”.

“Fola me Kyril [Louis-Drejfus], fola me Xhermejn Defo dhe me Lorik Canën, i cili ka një prejardhje të ngjashme me timen dhe ka pasur një periudhë të shkëlqyer këtu në Sanderland. Kyril ishte shumë i hapur që nga fillimi. Pastaj, kur fillon ta shohësh veten duke ardhur në këtë klub, pyet ish-lojtarët, dhe Xhermejnin dhe Lorikun folën shumë mirë për klubin dhe tifozët”, shtoi ai.

Mesfushori theksoi rëndësinë e vendimit familjar.

“Por pas bisedimeve me Sunderland, gjeta veten ulur me familjen, duke menduar: ‘Çfarë të bëjmë?’ Nuk ka të bëjë vetëm me mua në këtë fazë – ka të bëjë me gruan, fëmijët, vëllain dhe prindërit. Është e rëndësishme të marrim vendimin e duhur si një grup, së bashku”, tha ai.