Presidenti i Federatës Franceze të Futbollit (FFF), Philippe Diallo, ka konfirmuar se nuk do të marrë vendim mbi pasuesin e Didier Deschamps si trajner i përfaqësueses së Francës para përfundimit të Botërorit 2026.
Megjithatë, mediat franceze raportojnë se FFF po punon tashmë në skenarin e mundshëm të ardhjes së Zinedine Zidane, duke diskutuar edhe mbi stafin e tij të mundshëm.
“Do të shohim atëherë,” tha Diallo në një intervistë në nëntor. “Shumë gjëra mund të ndodhin që nuk janë ato që njerëzit presin. Për momentin, siç kam thënë, kam shumë admirim dhe respekt për Zinedine Zidane, si për atë që ka dhënë për futbollin francez, ashtu edhe për atë që ka treguar si trajner duke fituar trofe. Por një gjë në një kohë. Tani, për momentin, ne do të përgatitemi për Botëror.”
Zidane, i cili ka fituar tituj të mëdhenj si trajner i Real Madrid dhe është një ikonë e futbollit francez, shihet si një nga kandidatët kryesorë për të marrë drejtimin e ekipit kombëtar pas Botërorit, nëse Deschamps vendos të largohet.
Fansat francezë pritet të ndjekin me vëmendje zhvillimet e ardhshme, ndërsa Botërori i vitit 2026 afrohet dhe e ardhmja e pankinës së Francës mbetet në pikëpyetje.