Kina shënon hop të rëndësishëm tregëtar gjatë vitit 2025

Të mërkurën, në një terminal të portit Qingdao në provincën Shandong të Kinës Lindore, një anije gjigante u ankorua ngadalë nëpërmjet sistemit të automatizuar. Përgjegjësi përkatës i këtij porti, i katërti më i madh në botë, i tha Grupit Mediatik të Kinës (CMG) se, që nga dita e parë e vitit të ri, porti ka vënë në përdorim sistemin e ankorimit automatik me vakuum, të parin në vend, duke e shkurtuar kohën e ankorimit të një anijeje të vetme nga gati 30 minuta në vetëm 30 sekonda.

Forcat e reja prodhuese që mund të shihen kudo, kanë dëshmuar elasticitetin dhe gjallërinë e tregtisë së jashtme të Kinës. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara po të mërkurën, vëllimi i import-eksportit të Kinës arriti në 45.47 trilionë juanë në vitin 2025, me një rritje vjetore prej 3.8%. Ndër to, vëllimi i eksportit ishte 26.99 trilionë juanë, ndërsa i importit 18.48 trilionë juanë, me një rritje përkatësht 6.1 dhe 0.5 %. Me këto shifra, Kina vazhdon të ruajë pozicionin e saj si vendi numër një në botë për tregtinë e mallrave.

Në rrethanat e ndërlikuara të ngadalësimit të rritjes ekonomike globale dhe ngritjes së unilateralizmit e proteksionizmit, nuk ishte e lehtë që tregtia e jashtme e Kinës të realizonte arritje të tilla të jashtëzakonshme. Nga një këndvështrim më afatgjatë, Kina ka ruajtur ngritjen e nivelit të tregtisë së mallrave për të nëntin vit radhazi, duke arritur rritjen më të gjatë të vazhdueshme që nga anëtarësimi në OBT.

Me të paktën 60 % të vendeve e rajoneve të secilit kontinent u realizua rritje në import-eksport, vëllimi i import-eksportit me ASEAN-in i tejkaloi një trilion dollarë amerikanët, ndërsa më shumë se 55 % e produkteve kozmetike dhe gati 60 % e automjeteve të importuara vijnë nga Evropa…… Për sa i përket shumës, vlera e përgjithshme e import-eksportit të Kinës arriti në 45.47 trilionë juanë në vitin 2025, me një rritje prej 41.1 % krahasuar me vitin 2020.

Në vitin 2025, Kina kishte lidhje tregtare me mbi 240 vende e rajone dhe realizoi rritje të import-eksportit me më shumë se 190 vende e rajone. Gjendja e përgjithshme e tregtisë kineze jo vetëm që ka i dhënë hov zhvillimit e pjesëve të tjera të botës, por gjithashtu i ka nxitur vendet e tjera t’i zgjerojnë bashkërisht përfitimet ekonomike.

Kina shënon hop të rëndësishëm tregëtar gjatë vitit 2025