Skuadra e Ajaksit ka zyrtarizuar futbollistin, Maksimiliano Ibrahimoviç. Djali i legjendës, Zllatan Ibrahimoviç është huazuar nga Milani në skuadrën holandeze.
Maksimiliano po shkon drejt hapave të babait të tij, pasi edhe Zllatani kishte luajtur tek Ajaksi gjatë karrierës së tij.
19-vjeçari ka luajtur me ekipin e dytë të Milanit gjatë këtij gjysmësezoni, ku ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asiste. Ai pritet që të jetë pjesë e ekipit të parë të Ajaksit./Indeksonline/