Kombëtarja e Egjiptit ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Afrikës, pas një ndeshjeje spektakolare dhe plot emocione ndaj Bregut të Fildishtë, të cilën e fitoi me rezultat 3:2.
Golat për “Faraonët” u shënuan nga Omar Marmoush, Ahmed Rabia dhe kapiteni Mohamed Salah, i cili edhe një herë udhëhoqi skuadrën drejt suksesit.
Ndërkohë, për Bregun e Fildishtë realizuan Fatouh me një autogol, dhe Doue.
Me këtë fitore, Egjipti avancon në fazën gjysmëfinale, ku do të përballet me Senegalin, në një duel shumë të fortë dhe të pritur me interes të madh nga tifozët e futbollit afrikan.