Në vend të katër orëve të mëparshme, fermerët grekë filluan një bllokadë më të gjatë, gjashtëorëshe të pikës kufitare “Evzoni”-“Bogorodica” në orën 17:00 sipas kohës RMV-së.
Kjo do të thotë që kufiri do të jetë i mbyllur deri në mesnatë të natës, për të gjitha automjetet. Në pikën kufitare “Niki”-“Mexhitli”, siç njoftoi më parë AMSM, ka ndalesë për kamionë, e cila do të zgjasë deri nesër në orën 10:00.
Protestat e fermerëve në Greqi filluan më 30 nëntor dhe kanë zgjatur për më shumë se 40 ditë me bllokada të përditshme në një numër vendesh në të gjithë vendin.