Tubim madhështor në Gostivar: Ahmeti e Taravari në një zë për fitoren e Valbon Limanit! (VIDEO)





Sonte në Gostivar po mbahet tubimi përmbyllës i fushatës zgjedhore për komunën e Gostivarit, në mbështetje të kandidatit Valbon Limani. Në këtë ngjarje të rëndësishme merr pjesë edhe lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, si dhe kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari., njofton TS.

Tubimi përmbyllës shënon kulmin e fushatës dhe vjen në prag të zgjedhjeve, duke mobilizuar strukturat partiake dhe qytetarët që mbështesin vizionin e Valbon Limanit për një Gostivar më të zhvilluar, më funksional dhe më afër qytetarëve.

Zgjedhjet do të mbahen më 11 janar, ditë në të cilën qytetarët e Gostivarit do të vendosin për drejtimin e ardhshëm të komunës.