Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka thënë se ka anuluar një valë të dytë sulmesh ndaj Venezuelës për shkak të bashkëpunimit të saj me ShBA’në, përcjell Reporteri.net.
Lajmin e kumtoi përmes një postimi në rrjetin social Truth, teksa lavdëroi veprimet e qeverisë në detyrë të Venezuelës.
Por, ka theksuar se të gjitha anijet do të qëndrojnë në vend për shkaqe sigurie.
“Venezuela po liron një numër të madh të burgosurish politikë në shenjë të ‘Kërkimit të Paqes’. Ky është një gjest shumë i rëndësishëm dhe i mençur”, ka shkruar Trump.
Ka shtuar se tani dy vendet po punojnë shumë mirë bashkë.
“Për shkak të këtij bashkëpunimi, kam anuluar një valë të dytë sulmesh që pritej, që duket se nuk do të jenë të nevojshme, megjithatë të gjitha anijet do të qëndrojnë në vend për shkaqe sigurie”, ka shkruar ai.
Ndryshe, në një operacion ushtarak, ShBA’të kapën Presidentin e Venezuelës, Nicolas Maduron dhe gruan e tij.
Të dy kanë dalë para gjykatës në New York, ku janë deklaruar të pafajshëm.
Seanca e radhës ndaj tyre është caktuar në fund të marsit./Reporteri.net
