Izraeli përshëndet largimin e Maduros/ Ministria e Jashtme izraelite: Ai drejtonte një rrjet narkotrafiku dhe terrorizmi
Izraeli ka përshëndetur largimin nga pushteti të presidentit të Venezuelës, Nikolas Maduro, deklaroi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, pas arrestimit dhe rrëzimit të tij nga Shtetet e Bashkuara.
“Izraeli përshëndet largimin e diktatorit që drejtonte një rrjet të narkotrafikut dhe terrorizmit dhe shpreson në rikthimin e demokracisë në vend, si dhe në vendosjen e marrëdhënieve miqësore mes shteteve”, shkroi ministri i Jashtëm izraelit, Gideon Saar, në rrjetin social X.