Kushtet e pafavorshme atmosferike, temperaturat e ulëta dhe ngricat në rrugë po vazhdojnë të paraqesin rrezik për sigurinë në trafik. Sonte është regjistruar një aksident zinxhir në autostradën Tetovë–Gostivar, në afërsi të mbikalimit të Negotinës, njofton TS.
Sipas informacioneve jozyrtare, në aksident dyshohet se janë përfshirë rreth dhjetë automjete.
Për momentin nuk ka të dhëna zyrtare për persona të lënduar, ndërsa ekipet kompetente ndodhen në vendngjarje dhe po ndërmarrin masa për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.